“Protesta duhet të jetë kryefjala”, Balliu: Shqiptarët të bashkohen më 28 nëntor në Tiranë! Ndryshimi duhet të nisë nga sheshi

Juristja Alesia Balliu ka bërë thirrje për mobilizimin e shqiptarëve në diasporë, duke i ftuar që t’i bashkohen protestës së 28 nëntorit në Tiranë.
E ftuar në një studio televizive Balliu deklaroi se protesta duhet të jetë kryefjala e momentit politik, duke e cilësuar atë si më të rëndësishme se zgjedhjet lokale dhe zhvillimet e tjera politike.
Tirana mirëpret Forumin e WB6 për investimet, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor bashkojnë potencialin
Ajo u shpreh se protesta synon rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe se ndryshimi për një Shqipëri më të mirë duhet të nisë nga sheshi. Sipas Balliut, kjo protestë është kundër gjithë klasës politike dhe vjen në një moment kyç për vendin.
Balliu kritikoi gjithashtu përpjekjet për të trajtuar si normale zgjedhjet lokale, ndërkohë që qytetarët kanë muaj që protestojnë çdo ditë.
“Politikanët si Berisha dhe Rama nuk mund të trajtojnë si çështje normale zgjedhjet lokale kur sheshi ka muaj që proteston për ditë. Nuk mund të normalizojnë zgjedhjet lokale kur në këto momente gjëja më e rëndësishme është protesta dhe sheshi”, deklaroi ajo.
Në përfundim, Balliu përsëriti thirrjen për pjesëmarrje masive në protestën e 28 nëntorit, duke theksuar se vullneti i shqiptarëve për ndryshim duhet të jetë në qendër të vëmendjes.







