Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Çermë–Lushnjë, në zonën e fshatit Konjat, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej mjeteve ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar mbi barrierën anësore të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka mbetur i bllokuar brenda mjetit. Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë me pajisje prerëse hidraulike për nxjerrjen e tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









