Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, pranë fshatit Rrapëz, ku një motoçikletë ka përplasur një këmbësor që po kalonte anash rrugës. Motoçikleta me targa BK 530, e drejtuar nga Aleksandër Hila, 55 vjeç, ka goditur këmbësorin Hakim Maledhi, 70 vjeç.
Të dy personat kanë pësuar plagë të shumta dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Gjendja më e rëndë është ajo e këmbësorit, i cili ndodhet në rrezik për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë në kokë, pasi nuk kishte vendosur helmetën mbrojtëse që e mbante me vete.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po merret me disiplinimin e trafikut dhe dokumentimin e aksidentit. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motoçikletës./lajmipare.com