Vendi
1 min read
181

Shkr*mbohet makina në Durrës

April 23, 2025
0
Shkr*mbohet makina në Durrës

Një automjet është përfshirë nga flakët para disa çastesh në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se automjeti ishte i parkuar pranë stacionit të trenit në lagjen numër 4.

Mësohet se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga kjo ngjarje por automjeti është shkrumbuar totalisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për të shmangur përhapjen e flakëve, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë dy mjete zjarrfikëse duke bërë të mundur vënien në kontroll të situatës. 

Ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts