Vendi

Aksident në rrethrrotullimin e Plasmasit në Lushnjë, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Plasmasit në Lushnjë.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me targa AA 840 DE, dhe një motomjet me targa AA 818.

Përplasja ka ndodhur në pjesën e brendshme të rrethrrotullimit, ku, sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur nga pas drejtuesin e motomjetit, i cili është rrëzuar në tokë dhe ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button