Rajoni

Kr*m në familjen shqiptare, babai vr*t të birin 29-vjeçar dhe arratiset nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë, në Gjilan, ku një 29-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Dyshohet se personi i dyshuar për vrasjen është babai i viktimës, por kjo lidhje nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Ngjarja është raportuar më 11 tetor, rreth orës 19:30, pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshat.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë shërbimet përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

Policia bëri të ditur se personi i dyshuar është i njohur për autoritetet dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa strukturat policore po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi motivin e dyshuar të krimit apo rrethanat që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button