Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë akuza të forta ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke i lidhur ata me keqpërdorime në tendera dhe taksat e qytetarëve. Sipas tij, Balluku ka përfituar pushtet duke zbatuar me besnikëri vendimet e kryeministrit, dhe bashkëpunimi i tyre i afërt i ka bërë bashkëautorë në disa afera. Deputeti ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen më 10 shkurt përpara kryeministrisë, duke e cilësuar këtë si moment vendimtar për të kërkuar llogari dhe largimin e tyre nga pushteti.

Reagimi i plotë:

Kudo ku Belinda Balluku ka futur duart në tendera dhe taksat e shqiptarëve, fshihen në fakt gjymtyrët e paturpshme të Edi Ramës!

Balluku bëri karrierë dhe mori shumë pushtet sepse realizonte me besnikëri dhe shpejtësi kërkesat e shefit. Dita po vjen që ai ta lëshojë bashkëpunëtoren më të afërt, por askush nuk mund të gënjehet më se ajo hëngri dardha pas krahëve të tij.

Ata kanë qënë bashkë në çdo aferë. Dhe të dy duhet të largohen si bashkëautorë.

Sa kohë Rama qendron ende në zyrë, aty është dhe Belinda.

Ndaj duhet më të vendosur, më me pasion e dashuri për Shqipërinë, të mblidhemi me 10 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.

O sot, o kurrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts