Pas disa protestave paralajmëruese, Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka përshkallëzuar reagimin ndaj kërkesave kryesore të naftëtarëve të kompanisë Bankers Petroleum, të cilët kërkojnë paga dhe trajtim më dinjitoz nga administratorët e kompanisë së nxjerrjes së naftës.
Për realizimin e kërkesave të tyre ekonomike, 10 anëtarë të këshillit sindikal kanë vendosur të futen në grevë urie, grevë e cila që nga nesër mund të përfshijë edhe punonjës të tjerë

Përveç kërkesave ekonomike, naftëtarët kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës.