“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?”-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.
Dumani: Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit. Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar. Por nuk është prokuroria përgjegjëse.










