Aksidentet në vijat e bardha vijojnë të jenë një problem shqetësues në Fier. Mesditën e sotme, në qendër të qytetit, një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të 60-tave. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Fierit.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Ky është një tjetër rast i përsëritur i përplasjeve të këmbësorëve në vijat e bardha, ku më herët janë shënuar edhe ngjarje fatale.










