Macet nuk janë thjesht të bukura dhe të pëlqyeshme,  ato janë eksplorues natyrorë” . Hedhin sende nga tavolinat, futen në kutitë më të ngushta dhe prekin gjithçka që nuk duhet. Kjo nuk është mungesë disipline është kuriozitet i pastër, thuhet në një studim sipas “Oregon Rover Press”.

Por pse macet janë kaq kurioze? Nga kutitë e vogla tek eksplorimi i hapësirave të reja, sjelljet e tyre burojnë nga instinktet e trashëguara dhe mënyra si janë rritur. Ekspertët thonë se kjo kureshti nuk është thjesht lojë: është një mënyrë mbijetese, një mënyrë për të kuptuar botën që i rrethon.

Instinkti i grabitqarit dhe preja

Sipas Dr. Mikela Delgado, eksperte për sjelljen e maceve, ato  janë mesopredatorë,  njëkohësisht grabitqarë dhe pre.

“Ata duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj rreziqeve dhe mundësive për të gjetur ushqim,” thotë ajo. Vëzhgimi i vazhdueshëm dhe hetimi i mjedisit janë pjesë e natyrës së tyre kureshtare.

Anatomia e kuriozitetit

Macet janë ndërtuar për të eksploruar. Veshët që lëvizin në mënyrë të pavarur, mustaqet që nuhasin më shumë sesa duket, hundët me receptorë shumë më të shumtë sesa njerëzit dhe sytë e ndjeshëm i bëjnë ato të përkushtuar ndaj çdo detaji.

Nuk është çudi që një mace ndjek çdo lëvizje të vogël në shtëpi apo vëzhgon një objekt që sapo është zhvendosur.

Kurioziteti, shkak i inteligjencës

Mendjet e gjalla janë kurioze” ,thotë Stephen Grand, studiues i sjelljes së kafshëve. Ngjitja në pemë apo kërkimi i gjërave në vende të papritura nuk është mungesë gjykimi, por shprehje inteligjence. Macet mësojnë për botën rreth tyre duke eksploruar.

Mësim nga kotelet

Kotelet janë më të kureshtare sepse janë duke mësuar çdo ditë. “Periudha më e ndjeshme është midis dy dhe nëntë javësh”, shpjegon Dr. Delgado.

Pas kësaj moshe, macet nuk e humbasin kuriozitetin, por janë më të kujdesshme dhe më pak të gatshme për eksperienca të reja.

Kurioziteti dhe ushqimi

Madje edhe pas një vakti, macet mund të kërkojnë ushqim të ri. Sipas “International Cat Care”, kjo nuk do të thotë se  ato janë gjithmonë të uritura, por se instinkti i tyre i mbijetesës i bën të jenë të gatshme për çdo mundësi për të ngrënë.

Vëmendja përmes kuriozitetit

Kurioziteti i mban macet të vëmendshme dhe të gatshme për çdo situatë. Macet eksplorojnë hapësira të reja për të gjetur vende të sigurta për të fjetur, për të gjetur ushqim ose për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

Një mënyrë për të tërhequr vëmendjen

Kur macet prekin bimët apo ngjiten në tavolinë, shpesh ato kërkojnë vëmendjen tuaj. Ky është një mënyrë për të komunikuar dhe për të ndërvepruar me pronarin.

Kurioziteti ndihmon lidhjen me njeriun

Studiuesi R.A. Butler thotë se kureshtja nuk lidhet vetëm me nevojat biologjike. Në shoqëritë moderne, kurioziteti shërben për të krijuar lidhje dhe për të ndjerë përfshirje me njeriun.

Kurioziteti mund të shkaktojë probleme

Megjithatë, kurioziteti mund të çojë në sjellje të padëshiruara, si dëmtimi i bimëve apo sendeve në shtëpi. Dr. Delgado këshillon të ofrohet një mjedis i sigurt dhe stimuluese, duke përdorur aktivitete natyrale si ngjitja, gërvishtja dhe gjuetia për të menaxhuar sjelljen.

Përfundim

Kurioziteti është pjesë thelbësore e qenies së një maceje. Ai i bën macet të dashura, tërheqëse dhe shpesh të padisiplinuara. Megjithatë, është gjithmonë e rëndësishme të dallojmë kuriozitetin nga një nevojë reale për stimulim apo kujdes shëndetësor. Kur keni dyshime për sjelljet e tyre, konsultimi me veterinerin është hapi më i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts