Pas të hënës me diell, e marta e sotme ka nisur e zymtë dhe për çështje orësh priten rrebeshe në të gjithë territorin e vendit. Paralajmërimi u dha në Dita Jonë nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës, reshjet do të jenë të fokusuara kryesisht në veri dhe jug dhe më pak në zonat qendrore.
“Dita e ngrysur, nuk ka reshje në kryeqytet. Çështje orësh që rrebeshet afatshkurta në të gjithë Shqipërinë kryesisht në zonat veriore dhe në jug. Më pak në zonat qendrore”, tha ajo në A2.
Sipas meteorologes, rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër, ndërsa temperaturat do të ulen me dy gradë.
“Në mesditë ulen me dy gradë temperaturat. Era do të forcohet nga paraditja dhe pasdite. Rrebeshet do të qëndrojnë gjatë natës dhe nesër. Termometri do të ketë rënie me dy tre gradë në zonat veriore (25-26 gradë) dhe në jug 28 gradë”./a2news.com
Check latest article from this author !
Related Posts

Lajmet e fundit
“Nuk kam tradhtuar kurrë”, rrëfehet Ngjela: Pengu
March 23, 2026
Video / Aksident i rëndë në Vlorë–Kotë,
March 22, 2026
“Gjërat e bukura nuk zgjasin gjithmonë, por
March 20, 2026
Fitër Bajrami festohet në Fier, besimtarët falin
March 20, 2026
Mot i kthjellët me alternime vranësirash
March 20, 2026

HOROSKOPI I SË ENJTES/ Thyerje zemrash në horizont! Këto 3 shenja bëjnë mirë të përgatiten për tradhtiMarch 19, 2026Lajmi i Pare






