Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, foli për shumëçka, duke nisur që nga karriera e deri te jeta personale. Ndër të tjera, në një fragment të podkastit, Mira e pyeti nëse ka dashuruar ndonjëherë shumë në jetën e tij. Noizy tregoi se ka qenë shumë i dashuruar me ish-të dashurën, ose të dashurën e tij të parë, e cila është edhe nëna e vajzës së tyre, Leandrës.

“Ajo është hera e parë dhe e fundit. Ajo është ajo është dashuria me sinqeritet, ku s’ka të bëjë leku, thashethemet dhe ti thjesht e do verbërisht, se s’ka të bëjë se ç’thonë të tjerët për të. Nuk besoj më te dashuria, pas dashurisë sime të parë, pa asnjë lloj interesi”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se është i sigurt se ka pafund vajza që nuk interesohen për paratë dhe famën, edhe pse është paksa e vështirë, duke shtuar se do të donte një person që ta respektojë dhe duke konfirmuar se është single.Noizy foli edhe për vajzën e tij 17-vjeçare dhe raportit që ka me të:

“Për shkak të rrethanave të jetës sime dhe mamit të saj, nuk është mundësia që ne t’i kemi marrëdhëniet si një familje normale. Tani vajza është e rritur, është 17 vjeç dhe ne mundohemi të kemi kontakte. Flasim në telefon, vjen rri këtu te shtëpia ime me mamin, babin (gjyshërit) dhe i ka më të afërt. Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem një komunikim të vazhdueshëm me vajzën dhe familjarët e mi”, duke shtuar se në të ardhmen, do t’i thotë “stop” angazhimeve të tepërta, për t’u bërë një baba shembullor.

“Përherë ka vend për t’u bërë më i mirë, në gjithçka”, u shpreh ai.

Noizy tha se vajza e tij është e mrekullueshme dhe ajo e ka bërë atë më të dashur dhe më të kujdesshëm. Reperi theksoi gjithashtu se e bija nuk shkon në koncertet e të atit dhe se as ai vetë nuk do të donte që ajo të shkonte në çdo koncert.

“Unë kam shumë këngë, rreth 400 këngë gjatë gjithë karrierës sime dhe shumicën e këngëve nuk do të donte t’i dëgjonte vajza ime dhe kjo këshillë shkon për të gjithë fansat e mi adoleshentë”.

Leave a Reply

Related Posts