Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me tentativën për arratisje të të paraburgosurit Bledar Selmanaj, duke sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

– Advertisement –

Në njoftimin zyrtar thuhet se, “më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri ka tentuar të arratiset përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore. Ai ka dalë jashtë qelisë dhe është ngjitur në tarracë përmes një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë nga perimetrat e sigurisë. Forcat e sigurisë janë vënë menjëherë në lëvizje dhe, pas kontrollit të territorit, është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij”.

“Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Prej marsit 2024 qëndronte në IEVP Fier”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Drejtoria e Burgjeve njofton se ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve”, theksohet në deklaratë.

Bledar Selmanaj është arrestuar më 25 gusht 2021, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vetëm katër ditë pas ekzekutimit të Xhuljano Bullarit në fshatin Babicë të Vlorës. Trupi i 25-vjeçarit u gjet atëherë në një automjet tip “Fiat Punto”, i qëlluar me tre plumba./euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts