Vendi
Aksident në unazën e Fierit, automjeti përplas biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit.
Një automjet është përplasur me një biçikletë, duke bërë që drejtuesi i saj të bjerë në tokë dhe të pësojë lëndime trupore.
I lënduari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në këtë aks me fluks të lartë qarkullimi.





