Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/lajmipare.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts