Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut, në qarkun e Beratit.


Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori, A.A, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një automjet në rrugën kryesore Berat–Otllak.


Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia të sqarojë shkakun e aksidentit.


Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident fatal./lajmipare.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts