Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore që të çon drejt fshatit Baltëz, në Fier.
Një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin Rr.M është përplasur me një automjet tip “Nissan” kamionçinë, me drejtues shtetasin A.H

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i kamionçinës dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


















