Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet.
Sipas informacioneve paraprake, përplasjen e kanë pësuar dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë goditur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

















