Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, deklaroi se policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje në Tiranë.
Ai tha se blutë do të bëjnë gjithçka për përmbushjen e detyrimeve në funksion të garantimit të një proteste të qetë dhe paqësore.

“Kjo protestë do të zhvillohet, ose kërkesa për zhvillimin e saj është bërë për Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aty duhet të jetë e përqendruar. Në rast të veprimeve të paligjshme nga ana e protestuesve, do të veprohet në bazë të procedurave standarde, ligjit dhe Kodit Penal”, u shpreh Hita.
Në të gjitha protestat e kaluara të opozitës nuk kanë munguar përplasjet me forcat e policisë, kryesisht pas mbylljes së fjalimeve dhe hedhjes së fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.
















