Vendi

Fier/ Dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë 4-vjeçar në kopsht, procedohet penalisht edukatorja dhe nëna e tij

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt ku pretendohet se është keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar në një kopsht shtetëror.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, edukatore në kopsht, dhe E. L., 29 vjeçe, nëna e fëmijës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se edukatorja ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar gjatë qëndrimit të tij në kopsht. Ndërkohë, 29-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button