Politikë

“Dorëheqje, poshtë diktatura!” Rama ndjek protestën nga zyra: Po refuzojnë dialogun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet e sotme para Kryeministrisë.

Në pamje shfaqen karriget e vendosura nga kreu i qeverisë si një ftesë simbolike për dialog, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar këtë nismë me thirrjet për dorëheqje.

Rama ka ironizuar thirrjet e protestuesve, duke iu referuar kërkesave të tyre me sloganet: “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” dhe “Poshtë komunizmi”.

“Duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë Rama në reagimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button