Vendi

Aksident me vdekje në autostradën Levan-Tepelenë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e së hënës në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Dy automjete tip Audi dhe Benz janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Audit.

Ai është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button