Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum. Një automjet ka përplasur një shtetas, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin J. T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi G. Xh.”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, që kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts