Rreth orës 14:20 të ditës së sotme, në qendër të Fierit pranë semaforit kryesor është regjistruar një aksident rrugor. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik dhe bllokim të trafikut në zonë.

Nga përplasja e fortë ka mbetur një e lënduar, e cila është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja është shoqëruar edhe me tensione, pasi drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht pas aksidentit. Paraprakisht dyshohet se njëri prej shoferëve ka qenë në gjendje të dehur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts