Ditët e nxehta që kemi kaluar pritet të kulmojnë të enjten dhe të premten, kur termometri parashikohet të shënojë 43 gradë

Celsius. Datat 18 dhe 19 parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit korrik. “Ndonjë zonë mund ta tejkalojë 43. Shkodra, Kopliku, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, janë zona ku do të shënohen temperaturat më të larta”, tha  meteorologia Lajda Porja.

Në 5 vitet e fundit, korriku i 2023-it ka regjistruar temperaturën më të lartë në Shqipëri prej 43.6 gradësh në Elbasan, që me gjasë nuk pritet të kalohet nga vala e këtij korriku. Ndryshe nga pjesa tjetër e territorit, në datat 18 dhe 19, zonat malore do të përfshihen nga rrebeshet e shiut. Megjithatë, javën e ardhshme temperaturat maksimale zbresin në 40 gradë.

Leave a Reply

Related Posts