Qarku i Fierit është klasifikuar me risk të lartë për zjarre gjatë ditëve në vijim, kur pritet që temperaturat të kalojnë 40°C. Sipas përgjegjësit të sektorit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, Kreshnik Ymeraj, ky paralajmërim vjen pas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, dhe të gjitha strukturat vendore janë urdhëruar të rrisin burimet njerëzore, kapacitetet teknike dhe logjistike për të përballuar çdo vatër zjarri të mundshme.

Keeshnik Ymeraj: “Për këtë 6-mujor janë regjistruar 48 raste zjarresh, një numër pothuajse i barabartë me atë të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Bashkia më e rrezikuar mbetet ajo e Lushnjës, për shkak të djegies së hamulloreve nga fermerët, situatë që shpesh u ka dalë jashtë kontrollit.”

Përballë rrezikut të shtuar, Ymeraj ka apeluar për më shumë kujdes nga ana e bujqve, pasi pakujdesia mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe mjedisore.

Apel për qytetarët: “Në rast se pikasin një vatër zjarri, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimin zjarrfikës në numrin 128.”/lajmipare.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts