Luhatje drastike të temperaturave?/ Ndryshon krejtësisht moti, ja çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Java e ardhshme do të nisë me kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, duke lënë pas reshjet e shiut të fundjavës. Sipas parashikimeve të fundit sinoptike, duke filluar nga dita e hënë, moti në kryeqytet dhe në pjesën më të madhe të vendit do të karakterizohet nga një gërshetim i vranësirave të herëpashershme dhe intervaleve të gjata me diell.
E hëna do të hapë javën me një mot kryesisht të vranët, por pa rrezik për reshje të rëndësishme. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth vlerave 11°C deri në 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 21°C në mesditë.
Nga dita e martë dhe përgjatë të mërkurës, masat ajrore do të jenë më të pastra, duke sjellë më shumë kthjellime dhe rreze dielli. Megjithatë, netët dhe mëngjeset do të jenë më të freskëta, ku dita e martë do të shënojë një rënie të temperaturës minimale në rreth 8°C, përpara se të rritet sërish në 22°C të mërkurën.
Ditët e enjte dhe e premte do të sjellin sërish vranësira kalimtare, por pa sjellë ndryshime të mëdha në termometër, i cili do të mbetet stabël rreth vlerave 21°C–22°C.
Fundjava e ardhshme, e cila përkon edhe me fillimin e muajit nëntor, parashikohet të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të kthjellët, por me një rënie të lehtë dhe graduale të temperaturave maksimale, të cilat nuk do t’i kalojnë 20°C.







