Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka folur për ndryshimin në pamjen e tij të jashtme dhe operacionet plastike që ka kryer.
I ftuar në në podcastin “N’SPAK” nga gazetari Ermal Qori, Isai ka treguar se e ka pasur shumë kompleks gjatësinë, veshët dhe hundën.
Ndaj ai është shprehur se për shkak të kompleksit që kishte, ka vendosur që të bëjë ndërhyrje për veshët dhe hundën.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Folët i ke bërë apo s’ke nevojë
Erion Isai: “Jo s’kam nevojë, i kam të mijat. Veshët edhe hundën”.Gazetari: Po pse i ke bërë këto?
Erion Isai: “Për qejf. Me thënë të drejtën shkova për qejf. I kam pasur kompleks. Tre gjerë…nuk është turp t’i them. Domethënë veshët, hundën dhe gjatësinë. Gjatësinë nuk kemi si ta zgjidhim, s’kemi ça i bëjmë, ndërsa këto të dyja vendosa që t’i zgjidh për shkak se unë jam artist dhe puna e gjatë në ekran do më duhet. Edhe me thënë të drejtën kam dal mirë”. / VIDEO