Vendi
Plagosje me çekiç në Suk të Roskovecit, policia në kërkim të autorit

Një plagosje me çekiç ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve, një shtetas ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç.
I plagosuri, E.G., është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.




