Vendi
Përfshihet nga flakët një makinë në një parkim nëntokësor në Fier

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.
Zjarri dyshohet se ka nisur në pjesën e motorit, duke shkaktuar një sasi të madhe tymi dhe panik te qytetarët. Në vendngjarje mbërritën policia dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë duke shuar flakët dhe parandaluar përhapjen e zjarrit në parkim.
Nuk raportohen persona të lënduar. Policia po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.




