Vendi

Fier, zjarr i madh në Kreshpan. rrezikohet edhe masivi pyjor me pisha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në Kreshpan të Fierit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinjsh. Të favorizuara nga era e fortë, ato po rrezikojnë edhe masivin pyjor me pisha pranë zonës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri për të ndihmuar në vënien e zjarrit nën kontroll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button