Një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, ku një efektiv i FNSH-së ndërroi jetë duke ecur me një motor.

Efektivi i identifikuar si Nikol Lekndreaj, 51 vjeç, pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, ku ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal, ku sipas dyshimeve të para dyshohet se shkak u bë moti i keq.

fektivi është marrë nga rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij u gjet përgjatë orëve të para të mëngjesit nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir./oranews.tv

Leave a Reply

Related Posts