Emergjencat civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi, po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut.
Vëmendja është përqendruar përgjatë argjinaturës së Çervenit, ku dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë po punojnë për riparimin e disa segmenteve të dëmtuara dhe të rrezikuara nga dalja e lumit Vjosë.

Reshjet vijojnë të bien me intensitet të lartë, duke e bërë situatën alarmante dhe duke kërkuar gatishmëri të shtuar nga të gjitha strukturat përkatëse.










