Pritet në shëtitoren e Himarës pas daljes nga burgu eurodeputeti i Greqisë dhe ish-deputeti i Himarës, Fredi Beleri.

Atë e presin me dhjetra simpatizantë si dhe qytetarë himarjotë.

Eurodeputeti u prit me brohoritje dhe fishekzjarre.

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, rasti i të cilit shkaktoi jo pak bujë, u lirua me kusht nga burgu këtë të hënë. Kushti kryesor ishte që Beleri, tashmë deputet i Parlamentit Europian, duhet të mbajë pesë javë kontakte me shërbimin e burgut. Beleri u burgos më 2023 dhe u dënua me vendim të formës së prerë në qershor 2024.

Leave a Reply

Related Posts