Spikerja dhe moderatorja e lajmeve në televizionin “Ora News” Katerina Hysenllari ishte e ftuara speciale e puntatës së kësaj të premteje në emisionin “Glamour” në “Ora News”.

Përmes një pyetësori pikant të hartuar nga moderatorja e Ester Bylyku, Katerina rrëfeu projektet e saj për të ardhmen në familjen e re që ajo sapo ka ngritur.

Ajo shprehu dëshirën për t’u bërë nënë shumë shpejt, ndërsa tha se bebi do të donte të ishte vajzë.

Po ashtu, ajo kishte dhe një premtim për vjehrrën e saj, të cilës i garantoi se do të kujdesej për të birin e saj./oranews.tv

Leave a Reply

Related Posts