Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica është shumë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Së fundmi ish-banorja e “Big Brother VIP” iu dha mundësinë fansave ti bënin pyetje në “Instastory”, mirëpo këta të fundit e kanë shfrytëzuar mirë rastin dhe nuk kanë nguruar t’i hedhin edhe kunja.

Një ndër komentet me ‘spec’ ishte: “Ngele duke kopjuar Heidin me flokët që i ke bërë njësoj”. Vesa e ka marrë qetë gjithë këtë situatë dhe nuk ka hezituar të përgjigjet  me detaje:“Zemrat e mia me zor po pres me i rikthy sikur i kam pasur, por për me më dalë ngjyra karrot më është dashur t’i bëj me blanzh për me e heq urgjent edhe ka dalë ngjyra që e kam tani”.

Rikujtojmë që Vesa Smolica, krijoi një raport të mirë me Romeo Veshajn, tashmë partneri i Heidit. Këtë afrimitet ata po vazhdojnë ta ruajnë edhe pas mbarimit të  BBV. 

Këtë e ka bërë vetë të ditur përsëri Vjosa ku i është përgjigjur pyetjes së fansit i cili e pyet nëse ka folur ose e ka takuar Romeon.

 “Po i kam takuar Romeon dhe Heidin në një prej lokaleve të Tiranës, kemi folur me pozitivitet, i kam ftuar edhe në Prishtinë, jemi përshëndet më përqafime të ngrohta dhe secili në punën e vet”- shkruan këngëtarja.

Leave a Reply

Related Posts