Aktori i humorit Visjan Ukcenaj ishte i ftuar në rubrikën “Pushime on Top”, ku foli për karrierën e tij dhe jo vetëm.

I pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse ka pasur ndonjë situatë të sikletshme më humorin e tij, ai kujtoi skenën në emisionin “Top Arena”, ku ishin të ftuara nënë e bijë, Julia Ilirjani dhe Rene Reffo.

Në një moment ai tha “nuk u jap dorën shushkave” dhe kjo ishte keqkuptuar. Visjani tha se të mërzitësh me batutën e një aktori humori, është injorancë.

“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njëri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te Top Arena mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e vijë të ftuar dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.

Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo.”-tregoi Visjani.

Leave a Reply

Related Posts