Vendi
Ora luksoze e Ergys Agasit në momentin e arrestimit, kushton 300 mijë euro

Ergys Agasi, në momentin e arrestimit mbante në dorë një orë të bardhë.
Ora i përket modeleve luksoze të Richard Mille, mes tyre edhe seria RM 61-01 Yohan Blake.
Nga fotografia, ora që mban në dorë Agasi përkon me foton më poshtë, që sipas kërkimeve në internet ky model kushton deri në 300 mijë euro.
Por gama e Richard Mille përfshin edhe ora shumë më të shtrenjta.
Modelet më ekskluzive, veçanërisht ato tourbillon dhe edicionet e kufizuara, mund të kalojnë 1 milion euro, ndërsa disa prej tyre arrijnë në treg rreth 2 milionë euro ose më shumë.




