Në plazhin e Darëzezës, çdo mëngjes në orën 5:00, pavarësisht motit apo stinës, Biku Luto sfidon të ftohtin duke bërë vrap dhe më pas duke u zhytur në ujërat e detit.

Ky ritual, që ai e ndjek prej gati 10 vitesh, është kthyer në një stil jetese që i jep energji dhe vitalitet.

Biku, 56 vjeç, është mekanik automjetesh dhe zotëron një servis familjar në Fier.

Pavarësisht angazhimeve në punë, ai nuk e lë pas dore këtë aktivitet fizik, të cilin e konsideron çelësin e shëndetit dhe gjallërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts