Presidenti i urdhrit të mjekut veterinar, Ervin Resuli i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se gjysma e ngarkesës me 7.8 ton të mishit me salmonelë është shpërndarë dhe një pjesë është konsumuar.
Resuli: Nga vetë raportimet e AKU, rezulton që gjysma e ngarkesës së 7.8 tonëve është shpërndarë dhe një pjesë është edhe konsumuar apo është tërhequr nga konsumatorët.

Që brenda 72 orëve duhej të jepej alerti që këto ngarkesa janë me prezencë salmonele dhe duhej të vendoseshin në një lloj karantine edhe për 4-5 ditë të tjera derisa të dilte përgjigjia.
Ne kemi në totalin e saj një papërgjegjshëmri institucionale.
Ne kemi një çorientim të të gjithë proceseve të cilat janë të shkruara fare qartë në protokolle.











