Vendi

Shqipëria përfshihet nga stuhitë/ Shira të rrëmbyeshëm dhe shkarkesa elektrike, ja çfarë pritet në orët në vijim

Vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, perëndim-dhe juigperëndim në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në lartësinë mbi 1200 metër në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button