Vendi

Temperatura të larta/ Mësoni parashikimin e motit, për ditën e sotme (e premte)

Shqipëria do të ketë sot një mot kryesisht të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë ditës.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shfaqen herë pas here deri në nivel mesatar, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Megjithatë, në vijën bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si edhe përgjatë luginave, pritet që ajo të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 16 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button