Për momentin po flitet për një valë të re të Covid-it që po përhapet masivisht. Muajt e fundit, është parë shfaqja e një grup të ri variantesh të Covid-it, të quajtur FLiRT. Ato kanë prejardhjen nga varianti dominues JN.1, i cili është në vetvete një nënvariant i llojit Omicron.
Paul Hunter, një ekspert epidemiologjie nga Universiteti i Anglisë Lindore tha se Covid tani është pjesë e jetës sonë dhe nuk duhet të duket aq alarmante sa dikur. “Ne të gjithë do të kemi infeksione të përsëritura Covid nga lindja deri në vdekje. Në përgjithësi, ajo që kemi parë është se gjatë tri viteve të fundit, ashpërsia e sëmundjes e lidhur me Covid është ulur shumë”, u shpreh ai. Deri më tani, raportohet se shenjat dalluese vazhdojnë të jenë të njëjta nga temperatura tek ethet, kolla, lodhja, dhimbja e kokës, të vjella, diarre etj./SOT