Shirat intensive gjatë ditës së sotme kanë mbajtur në nivele të larta prurjet në lumenjtë e qarkut Fier. Ndërsa në Memaliaj raportohet ulje e nivelit të Vjosës, situata në Urën e Mifolit paraqitet e përkeqësuar.

Sipas matjeve të fundit, Vjosa ka arritur kuotën 8.2 metra, duke shënuar një rritje të ndjeshme dhe duke rritur rrezikun për përmbytje.

Nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, pritet që niveli të rritet më tej, duke rrezikuar zonat e ulëta, tokat bujqësore, si edhe banesat pranë lumit.

Autoritetet njoftojnë se po monitorojnë situatën në kohë reale dhe u bëjnë apel banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts