Ledian Spaho avokati i Enedio Gurit ka folur për mediat, pasi gjykata e Korçës dha masat për tetë të arrestuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Pirg të Maliqit.

Avokati u shpreh se autori ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit duke thënë se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain E. Guri, po ashtu edhe për xhaxhain. Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikëqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën”, tha avokati i autorit 14-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts