Një foto e publikuar së fundmi në rrjet ku shfaqet Rozana Radi së bashku me Laertin dhe nënën e tij e priftin e njohur që u fut në Big Brother gjatë lojës së ‘mos reagimeve’, ka bërë shumë bujë në rrjet.

Fotoja në fjalë dëshmon se miqësia mes dy banorëve të “BBVA4” është goxha e vjetër pavarësisht deklaratave që ata kanë bërë.

Kujtojmë se të shumta kanë qenë rastet kur ata janë shprehur që ‘ne nuk jemi miq’, apo ‘vetëm dy herë kemi pirë kafe’.

Në lidhje me këtë situata së fundmi reagoi dhe ish-banori Xumi, i cili pasi postoi foton që bëri bujë në rrjet shkroi: Kur unë thoja jeni ‘pallat pa shkallë’, s’më dëgjonte njeri…2 herë kemi pirë kafe, njëra thotë ‘s’kam shtëpi’, tjetri thotë do më marrë banka shtëpinë. Populli nuk ha më bar, nuk manipulojmë dot, as të gënjejmë. Gjithsesi, sagapao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts