Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë / Parandalohet në kohë një ngjarje kriminale mes të miturve, procedohen penalisht 2 adoleshentë për kanosje dhe mbajtje të sendeve të rrezikshme.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një përshkallëzim i dhunës mes të miturve, ku dy adoleshentë, 15 dhe 17 vjeç, kanë kanosur, për motive të dobëta, një të mitur 11-vjeçar.
Gjatë kontrollit të zonës që frekuentonin të miturit, u gjetën mjete prerëse dhe shkopinj druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.












