Politikë

Reforma territoriale/ Spahiu: Shqipëria s’ka 1.4 miliardë banorë si Kina që PD-PS të bëjnë ndarje çdo 4 vjet

Sipas juristit, nevojitet stabilitet dhe një vizion që shtrihet në të paktën 3 dekada dhe jo të rishikohet vazhdimisht.

Projekti i reformës territoriale, ku ajo e radhës do të kalojë për votim në Kuvend pas 3 ditësh, është një qasje e gabuar e të dyja forcave politike gjatë qeverisjeve përkatëse. Në këndvështrimin e Kreshnik Spahiut,Shqipëria ka një popullsi të vogël dhe jo si ajo e Kinës që të justifikojë shpeshtësinë e ndarjes territoriale.

Sipas juristit, nevojitet stabilitet dhe një vizion që shtrihet në të paktën 3 dekada dhe jo të rishikohet vazhdimisht.

“Socialistët dhe demokratët janë sjellë me Shqipërinë sikur të jetë Kina, sikur Shqipëria të jetë 1 mld e gjysmë dhe ndryshon demografinë brenda 4 vjetësh. Është e papranueshme dhe mungesë serioziteti të bësh ndarje territoriale çdo 4 vjet sepse Shqipëria nuk e ka luksin. Stabiliteti në qeverisjen lokale kërkon një lloj qëndrueshmërie. S’mund ta bësh një qytet një herë komunë, një herë bashki, një herë e suprimon fare. Nuk e imagjinoj dot sesi socialistët dhe demokratët s’kanë mundur të kenë një vizion minimalisht 30-vjeçar. Vendoset një ndarje sot dhe për të paktën 30 vjet qeveriset me atë organizim lokal. Jam kundër rishikimit herë pas here”, tha Spahiu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button