Bota

Alarm zjarri në avion! Nxënësi ndez cigaren elektronike në tualet, rrezikon mbi 2 mijë euro gjobë

Një incident ka shkaktuar panik në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair, nw fluturimin Barcelonë-Venecia, pasi alarmi i zjarrit u aktivizua papritur gjatë udhëtimit. Shkak ishte një nxënës spanjoll, i cili ishte mbyllur në tualetin e avionit për të përdorur cigaren elektronike.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, më 8 nëntor, kur i riu po udhëtonte me klasën e tij drejt Venecias. Tymi i krijuar nga cigarja elektronike u zbulua nga sensorët, duke aktivizuar alarmin e zjarrit në avion. Ekuipazhi arriti të identifikonte shpejt shkakun, ndërsa pas uljes së rregullt në aeroportin Marco Polo, kapiteni kërkoi ndërhyrjen e policisë.

I riu u shoqërua në ambientet e Policisë Kufitare. Sipas raportimit, ai rrezikon një gjobë mbi 2 mijë euro, procedim penal, përfshirë edhe nga prokuroria për të miturit, si dhe përjashtimin nga fluturimet e Ryanair.

Pirja e duhanit në avion, përfshirë cigaret elektronike, është e ndaluar për shkak të rrezikut të zjarrit dhe ndikimit në cilësinë e ajrit. Vetë kompania paralajmëron se shkelësit mund të përballen me përgjegjësi penale dhe detyrimin për të dëmshpërblyer dëmet, përfshirë ato që lidhen me ndërprerjen e shërbimit.

Një rast i ngjashëm u regjistrua javën e kaluar në një fluturim Pragë-Katania. Një pasagjer që ndezi cigare në tualetin e avionit u gjobit me 2 064 euro pas mbërritjes në destinacion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button